Hapësire reklamuese

Aktualitet

Më shumë se një vit në burg, GJKKO zbut masën e sigurisë për shqiptarin, “çon në shtëpi” anëtarin e grupit kriminal (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Më shumë se një vit në burg, GJKKO zbut masën e
Pamjet e laboratorëve të drogës në Finlandë, GJKKO

Pas më shumë se një viti pas vendimi të marrë për njërin nga anëtarët e grupit kriminal që përmbytën me drogë Europën, GJKKO ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Erind Teneqexhiu (Agalliu), duke e nxjerrë atë nga burgu dhe duke e çuar në “arrest shtëpie”. Bëhet me dije se Agalliu është lajmëruar që të mos largohet nga shtëpia. 

Emri i Erind Teneqexhiut (Agalliu) renditet në mesin e 9 personave që u vunë në pranga falë operacionit të kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre finlandeze, i cili zgjati 3 vite deri në momentin e goditje së grupit kriminal të përbërë prej 11 anëtarësh.

Në qershorin e 2025 Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 11 masa sigurie “arrest me burg”, 9 prej tyre të ekzekutuara e ndërsa 2 të tjerë të shpallur në kërkim (njëri prej tyre është larguar jashtë territorit shqiptar).

Personat e arrestuar janë: Besnik Sparta, Erind Teneqexhiu (Agalliu), Altin Musta, Kela Qevani, Elton Tavani, Elton Myftari, Ledion Hoxha dhe Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj.

Si pasojë e goditjes së grupit, nga autoritetet finlandeze dhe ato shqiptare, u lëshuan në total 55 masa sigurie si dhe është sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike ku 170 kg ishin amfitaninë, 10 kg kokainë, dhe pjesa tjetër tableta lëndësh narkotike.

Si funksionin këto organizata kriminale:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese