Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mëngjes i përgjakshëm në Shkodër! Breshëri plumbash drejt lokalit afër Bashkisë, vritet Armando Pali, “shënjestër” Erogen Vaso, njeriu që merrej me politikë dhe krim

Shkruar nga Newsbomb
Mëngjes i përgjakshëm në Shkodër! Breshëri
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e kësaj të hëne qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tjetër atentat me armë zjarri. Burime për mediat bëjnë me dije se në drejtim në një lokali i cili ndodhet i pozicionuar në afërsi të Bashkisë së qytetit është qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë një person ka humbur jetën, ndërkohë që tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga burime ende jo zyrtare bëhet me dije se viktima është identifikuar si Armando Pali, teksa më tej thuhet se shënjestër e këtij atentati të ketë qenë Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një person jo i panjohur për autoritetet dhe mediet.

Vaso ka mbetur i plagosur si dhe një kamarier i cili në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ishte duke shërbyer.

Mëngjes i përgjakshëm në Shkodër! Breshëri
Pamje nga vendi i ngjarjes

I plagosuri Erogen Brajovic është një emër i njohur për autoritetet, pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër.

Gjithashtu, ai ka pasur dhe lidhje me politikën ku dhe ka qenë pjesë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Shkodrës nuk ka reaguar ende, ndërkohë që nga burimet pranë vendit të ngjarjes mësohet se në pranga ka rënë një shtetas i cili dyshohet të jetë autori i kësaj masakre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese