Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta ankimon vendimin e Prokurorisë për mbylljen e hetimeve të punonjësve të burgut 313, çështja kalon në Gjykatën e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Meta ankimon vendimin e Prokurorisë për mbylljen e hetimeve të
FotoArkive: Ilir Meta ne kafazin e qelqte te GJKKO

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur procedim penal ndaj punonjësve të paraburgimit 313.

Meta ka ankimuar vendimin e organit të akuzës për mbylljen e verifikimeve lidhur me kallëzimin e tij, në të cilin pretendon shpërdorim detyre nga punonjësit e institucionit për mënyrën e trajtimit gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, si edhe për kufizimin e komunikimeve.

Pas shqyrtimit të kallëzimit, Prokuroria e Tiranës vendosi të mos ngarkojë me përgjegjësi penale asnjë person, duke arritur në përfundimin se nuk u konstatuan elementë të veprës penale që do të justifikonin fillimin e ndjekjes penale.

Përmes ankimit në gjykatë, ish-presidenti kërkon rrëzimin e vendimit të Prokurorisë dhe urdhërimin e vijimit të hetimeve për çështjen e denoncuar prej tij.

Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarja Vjollca Sahiu, e cila do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Tiranës ose do të urdhërojë kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese