Foto ilustruese
Një vatër zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Kordhocë, në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të një kopshti, duke vënë në rrezik edhe dy banesa pranë zonës së prekur.
Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Gjirokastër bën me dije se njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 14:55. Menjëherë pas sinjalizimit, drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efektive të forcave zjarrfikëse, flakët u izoluan dhe u shuan në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmtimin e banesave të rrezikuara.
Sondazh
Poll
