Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Lin, pjesa e parme e makinës shkatërrohet tërësisht, një person niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Lin, pjesa e parme e
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kasin Pogradec-Lin,  pranë fshatit Udënisht, ku 3 mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Paraprakisht raportohet se për pasojë të përplasjes së fortë mes makinave, ka mbetur i lënduar një person. I lënduari është transportuar menjëherë për në spital, ku fatmirësisht thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, bëhet me dije se autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje. Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda pak ditësh në aksin Pogradec-Lin, pasi të dielën që lamë pas një aksident i dyfishtë përfundoi tragjikisht duke i marrë jetën në lule të rinisë shqiptares nga Maqedonia e Veriut Elmedina Lloga.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese