Hapësire reklamuese

Aktualitet

Muzikë e lartë pas mesnatës në Himarë, gjobitet me 2 milionë lekë pronari i një beach bar, nën hetim muzikanti dhe 4 klientë

Shkruar nga Newsbomb
Muzikë e lartë pas mesnatës në Himarë, gjobitet me 2
 

Policia e Himarës vijonë punën për matjen e muzikës së lartë në të gjitha subjektet në vijën bregdetare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara shërbimet e policisë kanë gjobitur me 200 000 lekë të rinj dhe procedur penalish pronarin e një beach bar-i në Potam, që zhvillonte aktivitet me muzikë pas orës 24:00. Policia bën me dije se është proceduar penalisht shtetasi S. R., 37 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, në këtë subjek u proceduan edhe 5 shtetas të tjerë mes tyre edhe 35-vjeçari i punësuar si muzikant.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Vijojnë kontrollet dhe matjet në subjektet me muzikë në të gjithë vijën bregdetare, në zbatim të ligjit "Për administrimin e zhurmës në mjedis".

Ndëshkohet me 200 000 lekë të rinj gjobë dhe procedohet penalisht pronari i një beach bar-i në Potam, që zhvillonte aktivitet me muzikë pas orës 24:00.

Procedohen penalisht edhe 5 shtetas të tjerë (muzikanti dhe 4 klientë), për prishje të qetësisë publike dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror, si dhe bazuar në hartëzimin e zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet dhe matjet në subjekte të hapura dhe të mbyllura që zhvillojnë aktivitete me muzikë, në Potam dhe Dhërmi.

Gjatë kontrolleve, përveç subjekteve ku u kryen verifikime dhe matje dhe që rezultuan brenda kufijve të lejuar të zhurmës, u konstatua se në një beach bar në Potam gjenerohej muzikë në orën 00:30.

Për këtë shkelje, në zbatim të ligjit "Për administrimin e zhurmës në mjedis", pronari i subjektit, shtetasi S. R., 37 vjeç, u ndëshkua me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, pronari i subjektit dhe 5 shtetas të tjerë, mes tyre edhe 35-vjeçari i punësuar si muzikant në këtë subjekt, u proceduan penalisht, pasi kishin prishur qetësinë publike dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndërprerë aktivitetin me muzikë.

Kontrollet, verifikimet dhe matjet do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Policia e Shtetit apelon sërish ndaj pronarëve dhe administratorëve të subjekteve që zhvillojnë aktivitete me muzikë, të respektojnë kriteret ligjore lidhur me orarin e zhvillimit të këtyre aktiviteteve dhe nivelin e zhurmës që gjenerohet prej tyre.

Gjithashtu, fton qytetarët dhe pushuesit të njoftojnë menjëherë Policinë për çdo shqetësim që hasin në këtë aspekt, si dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe trajtim në përputhje me ligjin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese