Një lajmi i kobshëm është mësuar së fundmi pasi është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare një nga efektivët e Rrugores, polici me origjinë nga Dibra Agim Mani.
Lajmi i trishtë është mësuar nga reagimet e shumta të bëra në rrjet nga familjarët e Manit, të cilët njoftuan ndarjen e parakohshme nga jeta të njërit prej efektivëve që ka shërbyer për vite me radhë me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm si polic rrugor.
Një reagim prekës është bërë dhe nga mbesa e policit e cila shkruan se daja i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat e familjarëve
“Lamtumirë, daja ynë i dashur Agim Mani. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona. Zoti të mëshiroftë. U prehsh në paqe” shkruan mbesa e Manit.
Sakaq bëhet me dije se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 14:00, në lagjen Dobrovë, Peshkopi.
Reagimi për ndarjen nga jeta të Policit Rrugor:
NJOFTIM MORTOR
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 57-vjeçare, të njeriut tonë të dashur, Agim Mani.
Ai i shërbeu shtetit dhe komunitetit me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm përgjatë viteve në detyrën e tij si punonjës i Policisë së Shtetit (polic rrugor), duke lënë pas kujtimin e një njeriu të respektuar e të dashur nga të gjithë.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 14:00, në lagjen Dobrovë, Peshkopi.
Pritja e vizitave dhe ngushëllimeve do të bëhet më datë 09.07.2026, pranë lokal "Selami" në Dobrovë.
Qofsh banor i Xhennetit dhe ngushëllime famijes.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të efektivit.
