Makina e përplasura
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele pranë markatës së Fruta-Perimeve në Durrës, ku një person i shpallur në kërkim ka përplasur me makinën e tij katër automjete të parkuara, teksa po ndiqej nga policia.
Gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai ka përplasur makinat e parkuara dhe ka braktisur mjetin e tij. Më pas ai është larguar nga vendngjarja.
Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes.
Raportohet se nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.
Sondazh
Poll
