Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodh në Spitalin e Lezhës! Pacientit i bie pistoleta në tokë dhe shkrepet aksidentalisht, djali i tij dhe punonjësi i IT-së fshehin ngjarjen

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Spitalin e Lezhës! Pacientit i bie pistoleta në
Foto ilustruese: Spitali i Lezhës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku një pacienti i ka rënë nga çanta e krahut një armë zjarri, e cila është shkrepur aksidentalisht. Ndërsa thuhet se nga familjarët e pacientit bashkë me punonjësin e spitalit, është tentuar fshehja e ngjarjes. 

Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. N., 54 vjeç, i cili kishte shkuar në spital për të marrë mjekim kur papritmas gjatë qëndrimit aty i ka rënë nga çanta e krahut një armë zjarri, e dyshuar si pistoletë, e cila është shkrepur aksidentalisht. Fatmirësisht raportohet se nga shkrepja e armës nuk ka pasur të lënduar.

Mirëpo, djali i personit që ka pasur armën dhe punonjësi i IT-së së Spitalit, kanë fshehur ngjarjen e ndodhur.

Për rrjedhojë, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, 18 vjeç, i cili dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Ndërsa bëhet me dije se kanë nisur procedimet penale në gjendje të lirë për punonjësin e Spitalit Rajonal të Lezhës, me detyrë punonjës IT, shtetasin A. V., 54 vjeç, i dyshuar se ka kryer veprime që kanë penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

U procedua në gjendje të lirë shtetasi G. N., 54 vjeç, pasi në Spitalin Rajonal Lezhë, ku kishte shkuar për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore, dyshohet se i ka rënë nga çanta e krahut një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim djali i tij, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë një punonjës i spitalit (punonjës IT), shtetasi A. V., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese