Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nën akuzë për trafik droge nga Amerika Latine, Apeli i Posaçëm lë në BURG të birin e Erzen Breçanit, Eralbi Breçanin

Shkruar nga Newsbomb
Nën akuzë për trafik droge nga Amerika Latine, Apeli i
Erzen Breçani dhe i biri, Eralbi Breçani

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masaën e sigurisë “arrest në burg”, për djalin e Erzen Breçanit, Eralbi Breçanin.

Sipas një njoftimi zyrtar pas shqyrtimit të çështjes vendosi miratimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe vijimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Kujtojmë se Eralbi Breçani, i biri i ish- zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, sipas dosjes së SPAK ka nisur aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe se në dy raste e ka kryer në bashkëpunim, kryesisht me Ervin Matën.

Breçani akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në nëntor 2023 ishte i shpallur në kërkim, por u vetëdorëzua në Spanjë në prill të këtij viti dhe u ekstradua në qershor në Shqipëri.

Nga zbërthimet e përgjimeve në SkyEÇ grupi akuzohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Madje, vetë Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit.

SPAK ka kërkoi asokohe arrest me burg për shtetasit: Ismail Zeneli, Bujar Ajeti (alias Gërmizi), Dedan Gjoni, Erzen Breçani Besmir Mustati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Eralb Breçani, Ervin Mata
dhe masën e sigurimit personal për shtetasen Jonida Babameto.
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese