Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga Dritan Dajti, Ilir Beqaj te Erion Veliaj, kush është mirditori i Operacionales së Burgjeve që shoqëron “vipat”

Shkruar nga Newsbomb
Nga Dritan Dajti, Ilir Beqaj te Erion Veliaj, kush është mirditori i
Momenti kur Veliaj u shoqerua per ne Kushtetuese nga efektivet dhe shefi i Operacionales se Burgjeve

Ish-kryebashkiaku, Erion Veliaj, mbërriti sot në ambientet e Gjykatës Kushtetuese për të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet lidhur me kërkesën e tij sa i përket vlefshmërisë së vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Mbërritja e Veliajt pranë ambienteve të Gjykatës u shoqërua me masa të shtruara sigurie, ndërsa u shoqërua nga forca të shumta policie.

Në krah të ish-kreut të Bashkisë u vu re edhe prania e shefit të operacionales së Burgjeve, Besim Cara, i njohur për rolin e tij në shoqërimin e të dënuarve apo të pandehurve të njohur në vend. Cara, me origjinë nga Mirdita, është përfshirë edhe në operacione të tjera të profilit të lartë.

Ai më herët shoqëruar Dritan Dajtin gjatë pjesëmarrjes në varrimin e nënës së tij në korrik të 2024, si dhe Ilir Beqjan gjatë pjesëmarrjes së tij në Komisionin Hetimor.

Nga Dritan Dajti, Ilir Beqaj te Erion Veliaj, kush është mirditori i
Besim Cara

Prania e tij në këtë seancë tregon për rëndësinë që autoritetet i kanë kushtuar masave të sigurisë, duke marrë parasysh profilin publik të personazheve të përfshirë.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese pritet të zgjasë disa orë, ndërsa në ambientet jashtë godinës janë vendosur njësi të shumta të policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Gjithashtu, të pranishëm kanë qenë edhe simpatizantë të ish-kryebashkiakut të cilët në momentin kur Veliaj mbërriti pranë ambienteve të Gjyaktës iu drejtuan me : “Forca Lali”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese