Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis protesta e 47-të! Qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Newsbomb
Nis protesta e 47-të! Qytetarët mblidhen në Sheshin
Protestuesit

Ka nisur edhe këtë të enjte grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protesta ka hyrë në ditën e saj të 47-të.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t'u nisur më pas drejt Kryeministrisë, ku mbajnë fjalimet e tyre.

Në përfundim të fjalimeve, ata marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, me flamuj dhe pankarta nëpër duar, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e klasës politike.

Protestuesit vijojnë tubimin e tyre çdo ditë, duke theksuar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese