Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Të rinjtë po zgjedhin arsimin profesional“, Anxhela Taho: Kanë mundësi punësimi ende pa përfunduar studimet

Shkruar nga Newsbomb
“Të rinjtë po zgjedhin arsimin profesional“, Anxhela Taho:
Të rinjtë po zgjedhin arsimin profesional

Vitet e fundit është vënë re një interes i shtuar nga të rinjtë për të ndjekur arsimin profesional. Drejtimi më i kërkuar mbetet Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit. 

Drejtoresha e Shkollës Profesionale Teknike në Korçë, Anxhela Taho, e shpreh gjatë një interviste se ky institucion ofron të gjitha mjetet e duhura për procesin e mësimdhënies, me laboratorë dhe infrastrukturën e nevojshme që lidhen me përgatitjen për tregun e punës. 

Ajo shtoi se shumë nga nxënësit punësohen që në vitet e studimit dhe kjo falë mundësive që krijon Shkolla Profesionale Teknike për integrimin e të rinjve që zgjedhin këtë institucion. 

Shkolla Profesionale Teknike sot ka laboratorë me mjete pune bashkëkohore në të gjitha drejtimet që ofron kjo shkollë. Për fat të mirë, në shkollën profesionale teknike të gjitha drejtimet, duke nisur nga ndërtimi, termohidraulika, elektroteknika, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, punuesi i drurit, mekanika dhe shërbimet e mjeteve të transportit, janë drejtime që lidhen drejtpërdrejt me tregun e punës. Nga rezultatet e gjurmimit që ne kemi për vitin shkollor që lamë pas, mbi 70% e nxënësve që kanë përfunduar shkollën profesionale janë të punësuar. Pjesa tjetër, por edhe ata që janë të punësuar, kanë filluar aplikimet për në universitet, sepse përfundimi i arsimit profesional nuk të pengon për të vazhduar më pas edhe studimet e larta.”- u shpreh Anxhela Taho, Drejtore e Shkollës Profesionale Teknike Korçë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese