Këtë të enjte ka nisur shpërndarja e teksteve falas në 15 shtetet të Diasporës, në kuadër të mbështetjes së mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se tekstet do mbërrijnë për fëmijët shqiptarë në Greqi, Itali, deri në SHBA e Kanada, si dhe në vende të tjera ku jepet lënda e gjuhës shqipe.
Sipas Ramës, këtë vit përveç niveleve I dhe II, ka nisur edhe shpërndarja e niveleve të treta, duke iu ofruar një paketë të plotë për nxënësit e diasporës.
“Ka nisur shpërndarja e teksteve falas në 15 shtete të Diasporës për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi, Itali, deri në SHBA e Kanada, ku këtë vit përveç niveleve I dhe II, nis edhe shpërndarja e nivelit të tretë të teksteve, duke ofruar një paketë të plotë për nxënësit, ndërsa puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës do të standardizojë mësimin dhe do të ulë gjuhën shqipe në tryezën e gjuhëve të Bashkimit Europian, në vendin që i takon ndër shekuj,” shkruan Rama.
