Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një vit nga shpallja në kërkim, a ishte tritoli në derën e shtëpisë mesazh për Jul Ballën?! Ja pasuria miliarda lekë që SPAK i sekuestroi presidentit të Erzenit

Shkruar nga Newsbomb
Një vit nga shpallja në kërkim, a ishte tritoli në
Fadil alias Julian Balla - "Ajman Park" ne Shijak

Një sasi tritoli ka shpërthyer ditën e shtunë në shtëpinë e shtetasit Altin Balla, i cili është vëllai i biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Julian Balla, që gjithashtu është i njohur në vendin tonë edhe si presidenti i klubit të futbollit Erzeni.

Shtëpitë e Altinit dhe Julianit janë pranë njëra-tjetrës dhe grupi hetimor ende nuk ka mundur të zbardhë nëse tritoli ka qenë mesazh për biznesmenin në arrati, apo lidhet me ndonjë konflikt që mund të ketë i vëllai.

Julian Balla akuzohet se është pjesë e grupit të drejtuar nga Franc Çopja dhe bashkëpunimi mes tyre, ka sjell trafikimin e sasive shumë të mëdha të kokainës nga Amerika Latine, në Europë.

Fadil alias Julian Balla rezulton të jetë pronar i resortit luksoz "Ajman Park" në Shijak, ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare. Prona është sekuestruar nga SPAK dhe bashkë me të edhe një vilë 2-katëshe “ELYSIAN” në bregdetin e Dhërmiut.

Një vit nga shpallja në kërkim, a ishte tritoli në
Resorti "Ajman Park" ne Shijak

Ajo ka një sipërfaqe totale rreth 378.2 m² dhe me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro. Të dyja këto pasuri që kanë vlerë miliona euro apo miliarda lekë shqiptare, janë në pronësi të Fadil alias Julian Balla.

Ky shtetas rezulton gjithashtu se është president i ekipit të futbollit "Erzeni" dhe në mjaft dalje televizive, ka treguar investimet e mëdha në sport dhe në shërbim. "Ajman Park" është një ndër resortet më luksoze në zonën e Shijakut dhe mendohet të ketë një vlerë miliarda lekë, sepse përfshinë mijëra m2 sipërfaqe.

Prej gati një viti, nga ditët e para të Gushtit 2025 kur Prokuroria e Posaçme bëri operacionin me Eiropol, Julian Balla rezulton në arrati. Ndaj, nuk dihet nëse tritoli në shtëpinë e të vëllait, e cila është ngjitur me të tijën në Shijak, ka qenë mesazh apo një ngjarje e re.

LEXO EDHE: 6 TË KËRKUAR për rrjetin e KOKAINËS! EMRAT: SPAK sekuestron "Ajman Park" e Julian Ballës, presidenti i ekipit të "Erzenit" në arrati 

Riza Çela, Albin Çela, Fadil alias Julian Balla, Denis Daja, Vilson Pepa dhe Gert Çerma janë gjashtë personat që janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të një operacioni të gjerë të kryer me autoritetet ndërkombëtare, mbështetur nga EUROPOL.

Hetimet u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC, ku janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese