Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacioni “Plumbi i Artë”, SPAK urdhër-arrest dhe për tre personazhet e botës së krimit

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni “Plumbi i Artë”, SPAK urdhër-arrest dhe
"Dari Elbasanit"- Talo Çela - Eljo Bitri

SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, ku janë zbardhur 6 ngjarje kriminale.

Bëhet me dije se janë lëshuar disa urdhër-arreste, ku përfshihen personazhe të botës së krimit, zyratrë të policisë, prokurorë dhe gjyqtarë.

Deri më tani dihet se është arrestuar urdhër arrest për shtetasin: Hajdar Çopja, Martin Musaj, Pajtime Fetau, Mikael Qosja, Guri Biba, Renato Masuku, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen dhe Franc Çopja, Leonard Rragami, Altin Kamami, Rexhino Doçi, Arben Lamçja, Eljo Bitri, Dorian Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Meçja, Arsen Mema, Elvis Daka/Dragoviç, Agustin Çinari, Talo Çela.

Nga emrat e mësipërm duket se janë edhe personazhe të njhur të botës së krimit, siç është Talo Çela, Eljo Bitri apo edhe Hajdar Çopja i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”.

Kush është Hajdar Çopja i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

Kush është Eljo Bitri

Eljo (Ervis) Bitri, i datëlindjes 09.02.1987 lindur dhe banues në Gostimë të Elbasanit, ka qenë deri në listën e 14 personave të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë 1”, i zhvilluar pas dëshmive të Nuredin Dumanit.

Eljo Bitri akuzohet për një seri ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në Qarkun e Elbasanit.  Në dëshminë e dhënë dy vite më parë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar se bashkë me Eljo Bitrin dhe personazhe të tjerë të krimit, kishin zhvilluar disa vrasje, grabitje dhe dhunime në Elbasan, Berat dhe Tiranë. Eljo Bitri u arretua në Holandë në nëntor të 2022.

Kush është Talo Çela

Talo Çela është një ndër kriminelët më të kërkuar në vend. Ai është i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit  Haxhia. Po ashtu Çela është i akuzuar dhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese