Një familje prej katër anëtarësh është shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga njësitë e shërbimit zjarrfikës të kryeqytetit, pasi apartamenti i tyre në zonën e njohur si Pallatet e Arabit në Laprakë.
Ora shënonte 03:03 kur Shërbimi Zjarrfikës u njoftua për një zjarr në rrugën “Bernard Bilota”, te Pallatet e Arabit, në hyrje të Laprakës. Flakët kishin përfshirë banesën ku, në ato momente, ndodheshin 4 personat, dy prindër dhe dy fëmijë të vegjël.
Mes ankthit dhe frikës, u realizua evakuimi i tyre nga ballkoni i komshiut, duke shmangur një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa tragjike. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes dhe reagimit në kohë nga shërbimi zjarrfikës, nuk pati persona të lënduar.
"Çdo alarm nuk është thjesht një thirrje për ndihmë-pas tij ka jetë njerëzish, familje dhe shpresë që duhet mbrojtur me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim", njoftojnë zjarrfikësit e Tiranës, teksa ndajnë pamje nga ndërhyrja në apartament.
