Një video me pamje shqetësuese ka shkaktuar zemërim në rrjet, pasi ajo tregon një të ri në Gjirokastër i cili afron pranë vetes një qen dhe më pas e qëllon atë me armë. Besohet që arma të jetë lodër, me gogla plastike pasi qeni largohet me vrap sapo qëllohet.
Për më tej raportohet se i riu në fjalë e ka postuar videon në Tik Tok, por pas reagimeve ai e ka bërë profilin privat. Mësohet se policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat të riun, për të cilin në rrjet ka qarkulluar edhe profili i tij në instagram me emrin Dhimitri Ndreu. Po kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Po ashtu mësohet se është shoqëruar në komisariat edhe personi që ka filmuar videon, ende nuk janë bërë të ditura masat që mund të merren për ta.
