Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas 4 orësh bllokim nga greva e grekëve, rihapet Kapshtica, vijon qarkullimi normal i mjeteve (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Pas 4 orësh bllokim nga greva e grekëve, rihapet Kapshtica, vijon
Pamje nga pika kufitare Kapshticë

Pas 4 orësh kur qarkullimi i makinave në pikën kufitare të Kapshticës u bllokua për shkak të grevës së punonjësve grekë, mësohet se situata është normalizuar dhe ka filluar lëvizja e mjeteve.

Ashtu siç dhe raportuam pak më parë, bllokimi i pikës kufitare të Kapshticës ishte parashikuar të zgjaste për 4  orë, e ashtu ndodhi.

Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e mëposhtme, në Kapshticë ka vijuar normalisht qarkullimi i makinave.

Bëhet me dijë se udhëtarët po vijojnë procedurat për kalimin drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Ndërsa nga ana e doganës greke janë paralajmëruar dhe protesta të tjera në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese