Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë për mediat teksa janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale të pjesshme në 5 bashki të vendit.
Ai është shprehur se deri më tani nuk janë raportuar problematika, ku vetëm 19% e qendrave të votimit janë hapur pak më vonë se fillimi zyrtari procesit të votimit.
Më tej Celibashi ka thënë se pjesëmarrja totale pë rtë gjitha bashkitë deri më tani është 2.42 %. Po ashtu për 9 prej KZAZ-ve procesi i numërimit të votave do të transmetohet në kohë reale.
Celibashi ka dhënë detaje edhe sa i përket risisë në Bashkinë Tepelenë, ku procesi i numërimit krahas procesit tradicional, do të kryhet edhe me Inteligjencën Artificiale.
Ku është shprehur se : “Në çdo tavolinë numërimi ka të instaluar kamera që filmojnë çdo fletë votimi.Të gjitha filmimet, përmes një programi kompjuterik që bazohet në AI do të bëjë lejimin automatik të fletëve të votimit, do të kuptojë sistemi se për kë është votuar.”
Fjala e Ilirjan Celibashit:
“Kemi këto informacione për t’i ndarë me ju: përgjithësisht procesi ka filluar normalisht. Në masën 81% e qendrave janë hapur në orën 07:00, ndërsa vetëm 19% janë hapur ndërmjet orës 07:00-08:00 të mëngjesit.
34 komisione janë të përbëra me 7 anëtarë, 29% me 5 anëtarë dhe 19% me 4 anëtarë. Vetëm në 3 qendra votimi kishte mungesë të anëtarëve, por në komunikimet që kishim u mundësua koriumi.
Deri më tani nuk janë raportuar problematika në fillimin e procesit dhe nuk kemi asnjë problem të raportuar për përdorimin e pajisjeve elektronike. Operatorët janë paraqitur në detyrë dhe identifikimi po kryhet në 100% e qendrave të votimit përmes këtyre pajisjeve.
Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi, por jemi duke marrë informacion. Ajo që vlen të theksohet është se nuk kemi pasur probleme me pajisjet.
Për pjesëmarrjen, totalisht në të gjitha bashkitë është 2.42%.
Për 9 KZAZ do ketë pamje live të vendit të numërimit të votave…
Në çdo tavolinë numërimi ka të instaluar kamera që filmojnë çdo fletë votimi.
Të gjitha filmimet, përmes një programi kompjuterik që bazohet në AI do të bëjë lejimin automatik të fletëve të votimit, do të kuptojë sistemi se për kë është votuar.
Rezultati vjen automatikisht në KQZ pa pritur të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e komisionit.
Duhet të pranojmë që jo shumë janë të familjarizuar me AI dhe mënyrën se si funksionon”
