Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosen dy persona në Don Bosko, autori iu afrua në këmbë dhe i qëlloi me breshëri plumbash, më pas u largua me motor

Shkruar nga Newsbomb
Plagosen dy persona në Don Bosko, autori iu afrua në këmbë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e “Don Boskos”. Sipas inforomacioneve paraprake mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët me urgjencë janë dërguar në spitalin e Traumës.

Të plagosur kan mbetur shtetasit K.E, 45 vjeç dhe 22-vjeçari me ininciale R.M.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje i është afruar në këmbë dy shtetasve dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të plagosur. Menjëherë ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip "Golf 5". 

Deri më tani identiteti i autorit nuk dihet, teksa vlen të theksohet se në momentin e ngjarjes ai nuk ishte i maskuar dhe mbante në kokë vetëm një kapele.

Plagosen dy persona në Don Bosko, autori iu afrua në këmbë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës është vënë në lëvizje dhe ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese