Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë.
Ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Ngjarja ka nisur pas një përplasjeje fizike ku individët kanë shkëmbyer goditje me grushte.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke neutralizuar situatën dhe duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat.
Aktualisht gjendja është qetësuar ndërsa policia vijon procedurat dhe hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në konflikt.
Sondazh
Poll
