SPAK ka njoftuar se ka nisur një operacion së bashku me Policinë e Shtetit kundër një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas njoftimit të dhënë, ky operacion ka si qëllim ekzekutimin e masave ndaj personave të përfshirë në trafikim lëndësh narkotike dhe pastrim të shumave të mëdha të parave. Më tej është bërë me dije se detaje do të jepen në përfundim të operacionit.
“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.
