Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia e Vlorës sqaron krimin e dyfishtë: Klement Islamaj u trondit kur pa nënën të vdekur dhe hodhi babain vrasës nga shkallët

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Vlorës sqaron krimin e dyfishtë: Klement Islamaj u trondit
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Konispol - Klement Islamaj

Policia e Vlorës përmes njoftimit zyrtar ka zbardhur detajet e plota dhe rrethanat se si ndodhi krimi i dyfishtë në fshatin Shals, të Konispolit.

Përmes njoftimit sqarohet Klement Islamaj, 40-vjeç djali i çiftit të cilët mbetën të vdekur ditën e djeshme, akuzohet për “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Kjo pasi 40-vjeçari pasi ka parë nënën e pajetë të cilën e kishte vrarë babai me sëpatë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij dhe e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës. Si pasojë 69-vjeçari, Hysen Islamaj ka humbur jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shals, Konispol, ku shtetasi H. I., 69 vjeç, në banesë dyshohet se goditi me sëpatë, në kokë, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 67 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë djalin e tyre, shtetasin K. I., 41 vjeç, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Shtetasi K. I. dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën.

Më herët ditën e sotme u zbardh dhe dëshmia e Klementit i cili ka thënë se nuk donte ta vriste babain, thjesht e ka shtyrë për të larguar nga vetja, por ai ka rënë nga shkallët dhe ka humbur jetën.

Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, - është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 40-vjeçari Klementin Islamaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm. Hysen Islamaj, gjatë një debati me bashkëshorten Shano Islamaj, ka marrë sëpatën dhe e ka qëlluar disa herë këtë të fundit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në shtëpi ndodheshin dy të moshuarit dhe mbesa, vajza e Klementit, sepse ky i fundit kishte dalë në një nga lokalet e fshatit për të pirë kafen e mëngjesit. 

Menjëherë, vajza e 40 vjeçarit ka marrë celularin dhe ka telefonuar të atin, duke i kërkuar të shkonte në shtëpi sepse gjyshi kishte vrarë gjyshen. I tronditur nga telefonata dhe ajo se çfarë i tha e bija, Klement Islamaj ka shkuar me vrull në shtëpinë e tij në fshatin Shalës të Konispolit dhe aty ka parë nënë e pajetë.

Ai ka nisur të debatojë me babain, shtetasin Hysen Islamaj dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë atë nga shkallët e ballkonit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese