Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka “zbërthyer” veprimtarin kriminale të vëllezërve Çopja.
Vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja kishin ngritur një grup kriminal, fillimisht për trafikim droge dhe më pas për vrasje të kundërshtarëve të tyre.
Dy vëllezërit akuzohen për disa vrasje, tentativë vrasjeje dhe disa vepra të tjera penale. Po ajo që bie në sy është se ata kanë korruptuar edhe gjyqtarë dhe funksionarë të organeve të drejtësisë në vitin 2020 në Elbasan.
Ndërsa në shtator-tetor të të njëjtit vit kanë zbuluar edhe akte ose të dhëna sekrete prej një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë.
“25. Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
26. Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.', thuhet në njoftimin e SPAK”, njofton SPAK.
Kujtojmë që gjatë këtij operacioni të SPAK, u arrestua dhe ish-kryetarja Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Nuk dihet nëse bëhet fjalë pikërisht për këtë gjyqtare që mund të jetë korruptuar nga vëllezërit Çopja.
