Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrëfimi i pentitos dhe akuza e SPAK! Bisedat në "SKY" nxjerrin zbuluar Erzen Breçanin, ndihmoi Dumanin të qëndronte në arrati

Shkruar nga Newsbomb
Rrëfimi i pentitos dhe akuza e SPAK! Bisedat në "SKY"
Ilustrim: Nuredin Dumani dhe Erzen Breçani

Ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani dhe dhjetë persona të tjerë, duke përfshirë djalin e miq të tij, zyrtarë të policisë, janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Posaçme. Ata akuzohen për disa vepra të rënda penale në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Një ndër akuzat zyrtare e cila është përfshirë dhe në dosjen e dërguar për gjykim është dhe ajo e përkrahjes së autorit të krimit.

SPAK thotë se të pandehurit Bujar Ajeti, Adrian Cenaj dhe Erzen Breçani kanë përkrahur shtetasin Nuredin Dumani i cili ishte në kërkim për kryerjen nga ana e tij të disa veprave penale shumë të rënda, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Cenaj dhe Ajeti kanë strehuar dhe ndihmuar shtetasin Nuredin Dumani me qëllim që t’i shmanget drejtësisë në një moment kur për këtë person ishte caktuar një masë sigurimi nga gjykata. I pandehuri Erzen Breçani ka konsumuar veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, duke i dhënë informacione Bujar Ajetit si dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.

Këto të dhëna provohen dhe nga deklarimet e Nuredin Dumanit si i penduar në SPAK, në deklarimin e datës 17.10.2023, si më poshtë:

Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023 ku ndër tjera deklaron: “…Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea.

Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni. Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.

Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situate dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani”dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë….”

Ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56 me përdoruesin V40G80 përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.

Me datë 17.08.2020 në orën 12:41:14 përdoruesi Nuredin Dumani komunikon me CC4RE2 dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes të telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC.

Ai dërgon mesazhet: “…Ok… Ta gezojn…Kodin e ka… Cimicimi…Dhe te parin dhe dytin…Qa bome… mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera “…Dua të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do bënte policia për llogari time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Brecanit. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë….”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese