Hapësire reklamuese

Aktualitet

Seanca nis me tensione, Meta thotë se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet, gjykata “ia thotë troç”: Cakrani ka refuzuar t’i marrë

Shkruar nga Newsbomb
Seanca nis me tensione, Meta thotë se nuk i janë vënë
Ilir Meta dhe kujtim Cakrani

Ka nisur me tensione seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-gruas së tij Monika Kryemadh. Bëhet me dije se ish-presidenti i Shqipërisë ka pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet.

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet me qëllim që procesi të zhvillohet në një kohë sa më të shpejtë”, mësohet të ketë deklaruar Meta në seancë.

Nga ana tjetër, gjykata është shprehur se aktet kanë qenë gati prej kohësh, por avokati i mëparshëm i Ilir Metës ka refuzuar t’i marrë.

Siç raportuam dhe pak më parë, pas “divorcit” me Cakranin, mbrojtës i Metës është caktuar  Bujar Musta, emri i të cilit nuk është i panjohur. 

Në 2021, KPK shkarkoi nga detyra asokohe gjyqtarin e Elbasanit Bujar Musta i cili ka pasur probleme të theksuar me pasurinë, kriterin moral dhe atë profesional.

Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi mbërriti sot në GJKKO plot entuziasëm, ku e veshur me një bluzë në të cilën shkruhej “një ditë e mrekullueshme”, ajo u shpreh se sot është dita e së vërtetës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese