Hapësire reklamuese

Aktualitet

Seanca për “Territorialen”, Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për DATËN

Shkruar nga Newsbomb
Seanca për “Territorialen”, Konferenca e Kryetarëve vendos
Kuvendi

Ditën e enjte, më 23 korrik, ishte planifikuar që të mbahej seanca e fundit plenare për këtë session parlamentar, me rend dite votimin e raporteve te PS dhe PD për reformën territorial.

Por kjo çështje pritet të shtyhet për një sesncë tjetër plenare për shkak se seanca e së hënës u ndërpre dhe çështjet e mbetura në rend dite të saj janë spostuar për t’u shqyrtuar në seancën e së enjtes, sipas Euroneës.al

Ditën e enjte në mbledhjen e Konferencës së  Kryetarëve do të vendoset data e zhvillimit të kësaj seance, teksa si datë e mundshme është duke u diskutauar 27 korriku.

Ndërkohë Partia Socialoste dhe ajo Demokratike janë duke përgatitur raportet e tyre, teksa pritet të shihet nëse këto raporte do të përmbajnë edhe propozime konkrete për ndarjen e re territoriale, për numrin dhe emrat e bashkive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese