Hapësire reklamuese

Aktualitet

Refuzoi marrëveshjen e fajësisë, shqiptari i akuzuar për RRËMBIM në SHBA i tregon gishtin e mesit familjarëve të të miturave në gjyq (EMRI-PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Refuzoi marrëveshjen e fajësisë, shqiptari i akuzuar për
Foto nga salla e gjyqit, momenti kur Endi Balla drejton gishtin e mesit

Shtetasi me origjinë shqiptare Endi Balla, ka refuzuar në momentin e fundit të deklarohet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij për tentativën e rrëmbimit të dy vajzave të mitura, duke shtyrë kështu edhe njëherë procesin gjyqësor.

Ai akuzohet se në gusht të vitit 2024 tentoi të rrëmbente një vajzë 15-vjeçare në Clinton Township dhe një vajzë 7-vjeçare në Sterling Heights.  Të dyja vajzat, Olivia dhe Alexis, ikën me ndihmën e dëshmitarëve dhe "Samaritanëve të Mirë." 

Mediat e huaja raportojnë se avokati mbrojtës Sam Bennet deklaroi se klienti i tij kishte pranuar marrëveshjen e fajësisë javën e kaluar, por ndryshoi mendje pak para nisjes së seancës.

Kur gjyqtari pyeti Endi Ballën nëse dëshironte të deklarohej fajtor, ai u përgjigj shkurtimisht “Jo”.

Ndërkohë ai ka shkaktuar edhe tensione në sallë me sjelljen e tij. Në një moment ai tentori të komunikonte me personat së sallë më pas u tregoi gishtin e mesit famiiljarëve të dy vajzave të mitura. Procesi gjyqësor ndaj tij është shoqëruar prej muajsh me debate mbi gjendjen e tij mendore. Në një fazë, prokuroria shqyrtoi edhe mundësinë e një pretendimi për paaftësi mendore, ndërsa më herët gjatë këtij viti Balla u shpall i aftë për t’u përballur me drejtësinë.  

Gati 2 vjet më vonë, anëtarët e familjes thonë se janë të lodhur nga vonesat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese