Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia e fuqishme e Kosovës “zhvendoset” në Kukës, banorët e fshatrave prej orësh pa energji elektrike, autoritetet në terren

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia e fuqishme e Kosovës “zhvendoset” në Kukës,
Foto Ilustruese

Qarku i Kukësit është përfshirë nga një stuhi e fortë e cila ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike te banorët e zonës.

Sipas OSHEE Kukës, edhe në fshatin Nikoliq dhe në Njësinë Administrative Fajzë nuk ka energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të mesëm të tranmentimit të energjisë elektrike.

Burimet për mediat bëjnë me dije se si pasojë e erërave të forta në fshatin Nikoliq është rrëzuar një lis. Për fat të mirë nuk raportohen dëmtime në njerëz apo banesa.

Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për rregullimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.

Ditën e sotme, Qendra Evropiane për Parashikimin e e stuhive ka ngritur alarmin se Ballkani do të përballet me episode të fuqishme të motit ekstrem, duka parashikuar se Kroacia jugore, Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi do të jenë rajonet më të rrezikuara. Ndërsa sa i përket Shqipërisë ajo përfshihet në zonën e Nivelit 1 të rrezikut, ku priten fenomene të ngjashme, por me shtrirje të kufizuar.

Përveç Ballkanit, sipas parashikimit, do të preket edhe një pjesë e Italisë, Rumanië dhe Bullgarisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese