Në mbledhjen e mbajtur në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë prezantimeve të kryera për ndryshime në fushën e turizimit, nxorri dokumentin përmes së cilit tregohet se vendimet për zhvillimet në zonën e Vlorës janë miratuar nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha.
“Sot po ju bëj publike se kush i ka firmosur vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe zonën ndërtimore zhvillimore turistike në Zvërnec. Personi quhet Sali Berisha. Ja ku e keni” tha Balla në fjalën e tij.
Nga ana tjetër, qytetarë janë mbledhur për të 52-tën herë poshtë zyrës së Edi Ramës ku kërkojnë me ngulm ndryshim të ligjit të investimeve strategjike në zona të mbrojtura.
Protesta, e cila hyn sot në ditën e 52-të ka bërë bashkë më mijëra qytetarë të cilët, fillimisht ngritën zëri kundër zhvillimeve amerikane në Zvërnec, pastaj dita-ditës grumbullimi dhe kërkesat e tyre u zhvendosën në disa pika të tjera. Në mesin e të cilave, kryeson dhe kërkesa për ndryshim rrënjësor të klasës politike.
Postimi i Taulant Ballës në Facebook:
Qoftë për zonën e Aeroportit të Vlorës ku konfirmohet gjurma e aeroportit, apo për Nartën dhe Zvërnecin si zona peisazhi të mbrojtur ku mund të zhvillohet turizmi paska një vendim të KRRTRSH firmosur nga kryetari i saj në vitin 2009, i identifikuar si S A L I B E R I S H A Madje paska dhënë edhe leje në grykëderdhjen e Vjosës. Dridhe Sale dridhe.
