Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"SHBA e ka përgatitur terrenin prej kohësh", eksperti i sigurisë: Goditja ndaj Iranit, plan afatgjatë i Shtëpisë së Bardhë

Shkruar nga Newsbomb
"SHBA e ka përgatitur terrenin prej kohësh", eksperti i
Ergys Muzhaqi

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, ka folur këtë mbrëmje në emisionin "Të Paekspozuarit" për situatën e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Sipas Ergys Muzhaqit, goditjet e Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit janë një plan afatgjatë i SHBA që ka nisur prej kohësh.

Eksperti u shpreh më tej se të gjithë shtetet rajonale, Turqia, Egjipti, Arabia Saudite, Libani, janë të rreshtuara me politikën amerikane dhe janë të gatshme të ndjekin Amerikën dhe se SHBA është përgatitur prej kohësh.

"Nuk është hera e parë që SHBA apo superfuqitë e tjera, nuk arrijnë dot brenda afatave, objektivat që kanë shprehur. Edhe pranvera arabe, edhe konflikti i sotëm, edhe përplasja me Hamasin, thellimi i mënyrës se si Netanyahu ushtron presion, janë të lidhura.

Madje edhe dalja e ISIS në Siri dhe Irakun verior. Janë të lidhura sepse është e ditur që shteti i Izraelit është aleati dhe pika strategjike e SHBA dhe NATO. Që të arrijë qetësi dhe rehati sa më të madhe, ku edhe Izraeli nuk është pa faj, siç e përmendëm edhe genocidin në Gaza, këto janë të lidhura. U arrit në fillim, nëpërmjet pranveres arabe dhe daljes së ISIS, të eleminohen grupet ekstreme në vendet përkatëse.

Është e vërtetë që në Egjipt u ndryshua sistemi. Në Libi po kështu. U reformuan edhe vende të tjera, në krah të politikës së SHBA. Ngeci nisma e pranverës arabe, në Siri ku kishte mbështetjen e Rusisë dhe Iranit. Atëherë çfarë ndodhi? U treguan të duruar, vijuan strategjitë.

Pas demolimit të efektit të grupeve sunite ekstremiste, apo qeverive sunite, erdhi rradha e grupeve Shiite. Hezbullahu u godit më pas. Irani po goditet më pas sepse ka rradhën. Të gjithë shtetet rajonale, sunite, Turqia, Egjipti, Arabia Saudite, Libani, janë të rreshtuara në politikën amerikane, të gatshme të ndjekin politikën amerikane, është përgatitur ky terren prej kohësh. U tejkalua ngërçi me Sirinë, tani po përpiqet të tejkalohej Irani. Afganistani është njëjti mentalitet.

Netanyahu nga njëra anë ka legjimitetin për qeverinë e tij të lëkundur. Protesta masive, rrezik për luftë civile, ka nja 30 deputetë të partive ekstremiste, në këtë mish mash, formula e tij është në të njëjtën linjë që ka thënë Clinton, që do të ruajë pushtetin e tij. Në makro është që të forcohet Izraeli, por në mikro ka bërë atë genocidin që nuk e përkrah askush."-tha ndër të tjera Muzhaqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese