Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SHBA ngushëllon popullin shqiptar: Ismail Kadare frymëzoi lexues në mbarë botën!

Shkruar nga Newsbomb
SHBA ngushëllon popullin shqiptar: Ismail Kadare frymëzoi lexues
Fotomontazh: Ismail Kadare, stema e Ambasades Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka reaguar për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Të pikëlluar për humbjen e këtij shkrimtari veprat e të cilit frymëzojnë lexues në mbarë botën, ambasada e SHBA-së ka ngushëlluar popullin shqiptare për këtë humbje, teksa më tej kanë risjellë në vëmendje nderimin që Kadaresë iu bë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

Ndër të tjera në reagimin e tyre ambasada thekson se veprat e Kadaresë kanë krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe se trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan ambasada e SHBA-së në postimin e tyre në “Facebook”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese