
Katër qendra në Vlorë nuk kanë niur ende votimin pavarësisht se ora zyrtare e fillimit të procesit ka kaluar tashmë, në Shkollën Industriale Vlorë, janë duke u bërë përgatitjet e fundit.
Ndërkohë në qendrën 3270 në berat për shkak të një problem me kamerat nuk ka nisur ende procesi i votimit po ashtu, ndërsa në qëndrat e tjera vazhdon procesi normalisht.
Në Bashkinë e Tepelenës në disa qendra ka nisur procesi i votimit, por në disa të tjera jo. Shkak për vonesën janë bërë komisionerët e PD që ende nuk janë paraqitur.
Kujtojmë se Sot në orën 7:00, janë hapur qendrat e votimit për 334.539 mijë qytetarë të cilët do të votojnë në 5 bashki të vendit për zgjedhjet e pjeshme vendore.
Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.
