Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK zbardh masakrën e Bradasheshit dhe vrasjen e shokut të Nuredin Dumanit

Shkruar nga Newsbomb
SPAK zbardh masakrën e Bradasheshit dhe vrasjen e shokut të Nuredin
Ilustrim: Klevis Kapllani dhe Nuredin Dumani - Vendi ku u vra Kapllani

Një tjetër operacion i SPAK, i shtrirë në disa qytete ka zbardhur disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale, në vazhdim të dosjes “Plumbi i Artë”. Edhe pse ende SPAK nuk ka dalë akoma me një njoftim zyrtar, burime për mediat bëjnë me dije se është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit dhe masakra me tre të vrarë në Bradashesh.

Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator të 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mbeti i vrarë në makinën e tij 33-vjeçari Klevis Kapllani.

Ai ishte shok me Nuredin Dumanin, i cili është një prej pendruarve të drejtësisë që ka çuar në zbardhjen e shumë krimeve të rënda. Viktima Kapllani dhe Dumani janë nga i njejti fshat dhe më herët shoqëroheshin së bashku. Kapllani ka qenë i dënuar më para në Itali si shpërndarës droge, bashkë me të vëllain.

Autorët, që mendohet se kanë qenë dy, i kanë zënë pritë 33 vjeçarit në momentin që ai po kthehej në shtëpi, pak para mesnatës, dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash në mes të rrugës, krah një are me misër. Sipas grupit të hetimit, Klevis Kapllani i ka parë atentatorët dhe ka ndaluar makinën pasi në momentin kur ata kanë shkuar në vendngjarje, ajo i ka pasur frenat e dorës të ngritura.

Vrasja e trefishtë në Bradashesh

Më 29 dhjetor 2018, në fshatin Bradashesh të Elbasanit ndodhi një krim i rëndë ku u vranë me armë zjarri shtetasit Erdal Duranay, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Ngjarja e ndodhur rreth orës 20:30 tronditi opinionin publik për shkak të dhunës së përdorur.

Policia shpalli në kërkim Mikael Qosjen nga Elbasani, pasi dyshohet se ai ishte organizatori i atentatit ndaj Endrit Alibejt pranë rrethrrotullimit të Metalurgjikut në Elbasan. Përveç Alibejt, në atentat mbetën të vrarë edhe Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay.

Sipas hetimeve, organet ligjzbatuese dyshojnë se atentati u organizua nga Qosja për shkak të një konflikti mes grupit të tij dhe atij të vëllezërve Alibej. Ngjarja ndodhi kur një numër i madh plumbash u derdh mbi automjetin "Land Rover" në të cilin po udhëtonin Alibej, Dylgjeri dhe Duranay, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tyre.

Ngjarja, e njohur si masakra e Bradasheshit, lidhet me një prishje të pazareve të drogës. Në atë kohë u raportua se zhdukja e një sasie prej 50 kg kokainë në Britaninë e Madhe mund të ketë qenë motivi kryesor i këtij atentati të trefishtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese