Studentët paralajmërojnë hapur mosbindje civile nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Sot ka nisur viti i ri akademik ndërkohë që shumë degë studimore janë në rrezik pasi pjesëmarrja është tepër e ulët.
Studentët kanë bojkotuar ambientet e fakulteteve ndërsa presin një zgjidhje të problematikave studentore. Ata kërkojnë ulje të qirave të banesave pasi çmimet i konsiderojnë të papërballueshme, gjithashtu kërkojnë menza studentore, si dhe ambiente studimi brenda fakulteteve.
“Studentët kanë interes për ulje në menzë e kancelari. Në kushtet ku qiratë janë të shtrenjta dhe taksat, t’i bashkohen protestës e mosbindjes civile. Do vijojmë çdo ditë dhe do izolojmë të gjitha univeristet deri në bojkot, kur të na plotësohen të gjitha kushtet.
Qeveria të vijë e të diskutojë e negociojnë me ne, jo të na shesë në media arritjet në arsim. Po rrezikojnë degë të mbyllen dhe janë përgjysmuar disa degë në universitet. Arsimi është në kushte mjerane. Vetëm 60 kuota regjistrimi në gjuhë - letërsi, kjo qeveri s’po bën asgjë për të mbajtur studentët këtu. Kanë frikë nga studentët. Ne s’kemi frikë nga asgjë dhe kemi dalë për të drejtën tonë. S’ka as pushtet e asgjë që mund të na cenojë.
Qëllimi ëhstë që kjo potestë të vazhdojë dhe do t’i bashkohemi opozitës. Studentët s’janë dakord me arsimin sot, mosbindje civile deri në plotësimin e pikave tona. Do t’i paraqesim, nësë s’realizohen do të ketë mobindje civile", thonë studentët.
Gjithashtu një tjetër problematikë e thënë me kohë nga studentët është dhe karta studentore e cila nuk i ofron asgjë përveç rimbursimit të një aboneje. Sipas tyre karta duhet të përfshijë ulje nëpër librari, kancelari e nëpër menza ushqimore.
