Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të shtëna me armë në Shkodër, raportohet për një të vrarë

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në Shkodër, raportohet për
Foto ilustruese

Të shtëna me armë janë raportuar nga Shkodra ditën e sotme, ku është vrarë një person. Bëhet me dije se viktima është Elis Rroshkodoli 36 vjeç dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Isuf Sokoli' në zonën e Zdrales.

Viktima ka qenë në një lokal duke pirë kafe, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit.

Vijon..

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese