Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE/ Të shtëna me armë zjarri te Komuna e Parisit në Tiranë, një i plagosur

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE/ Të shtëna me armë zjarri te Komuna e Parisit në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet, ku në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” është qëlluar me armë zjarri drejt një personi, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rreth rrotullimin e Komunës dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, i cili menjëherë është nisur drejt Spitalit të Traumës.

Në vendin e ngjarjes kanë “zbarkuar” forca të shumta policie. Newsbomb raporton se për të ndjekur nga afër këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në mes të ditës, në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarët, ka shkuar edhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Siç shihet dhe nga pamjet e transmetuara ekskluzivisht nga redaksia jonë zona është rrethuar nga efektivët si dhe janë vendosur shirita. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë pritet në vijim një reagim zyrtar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese