Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vlora pritet që të goditet nga STUHIA nesër, Bashkia dhe Kapiteneria APEL qytetarëve për kujdes të shtuar

Shkruar nga Newsbomb
Vlora pritet që të goditet nga STUHIA nesër, Bashkia dhe
Foto arkive nga Vlora

Kapiteneria e Portit të Vlorës, ka bërë një njoftim të rëndësishëm bnë lidhje me përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare të cilat parishikohen ttë ndodjin gjatë ditës së nesërme, e remte, por edhe në orët e para të së shtunës.

Sipas njoftimit të bërë nga Kapiteneria, nga ora 14:00 e datës 24 korrik deri në orën 06:00 të datës 25 korrik 2026, priten erëra nga drejtimi veri-veriperëndim me forcë deri në 6-7 ballë, me shpejtësi 15-25 m/s, si dhe dallgë me lartësi nga 1.5 deri në 3.5 metra.  Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht, ndërsa përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 25 korrik.

Për këtë arsye është ndaluar pajisja me leje për mjetet e voglla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur dhe në zonën Dhërmi-Himarë.

Po ashtu edhe Bashkia e qytetit u ka bërë apel qytetarëve dhe vizitorëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes maksimal në zonat bregdetare, veçanërisht në plazhe dhe në det.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese