Apeli i GJKKO-së, këtë të enjte ka për të dytën herë në lënë fuqi dënimin prej 6 vitesh e 8 muajsh burgim për Orges Jahelezin.
Jahelezi u dënua më 1 shkurt të vitit 2021 nga Gjykata e Posaçme së bashku me 16 të tjerë për tregtim heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has, por Gjykata e Lartë prishi vendimin dhe rikthehu për rigjykim dosjen e tij.
Orges Jahelezi u arrestua në 22 shkurt të vitit të kaluar, pasi akuzohej nga SPAK për “Grup i strukturuar kriminal”, " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale".
49-vjeçari sipas SPAK, ishte pjesë e grupit që trafikonin drogë nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe e shpërndanin në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.
