Hapësire reklamuese

Aktualitet

Unioni i Gazetarëve DËNON sulmet ndaj gazetarit Osman Stafa: Njerëzit e medias nuk duhet të përdhosen për shkak të detyrës (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Unioni i Gazetarëve DËNON sulmet ndaj gazetarit Osman Stafa:
Foto ilustruese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj gazetarit Osman Stafa, të ndodhura ditën e djeshme pas mbylljes së protestës, ngjarje për të cilën kërkon zbardhjen e plotë.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj provokimit të dy personave datën 21.06.2026, rreth orës 18.00, ndaj gazetarit Osman Stafa, i cili rastin në fjalë e ka kallëzuar pranë organeve të policisë së shtetit.

Personat agresivë e kanë sulmuar gazetarin me ofendime, me fyerje dhe deri në cënim të integritetit fizik të tij, për shkak të detyrës.

UGSH kërkon nga këto autoritete hetimin e shpejtë të rastit dhe zbardhjen e qëllimit të autorëve si dhe ndëshkimin ligjor” shkruan UGSH në reagimin e bërë në rrjet.

Më tej UGSH kërkon nga ana e redaksive që të fshihen të gjitha postimet e bëra në rrjet, ku njerëz të medias, për shkak të detyrës, ofendohen në rrjete sociale.

Po ashtu, UGSH kërkon ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse dhe marrjen e masave të menjëhershme për të tilla raste, kur një gazetar apo njeri i medias sulmohet, ofendohet ose kryqëzohet për shkak të detyrës së tij.

“UGSH së pari u drejtohet me mirëkuptim dhe përgjegjësi redaksive të mediave online të pastrojnë të gjitha blogjet nga kësi aktesh përdhosëse ndaj kolegëve dhe mediave.

Një apel të tillë e drejtojmë edhe ndaj subjekteve apo enteve përgjegjëse për ndërhyrje ndaj këtij niveli alarmant të ndotjes etike dhe përdhosjes së emrave dhe figurës së gazetarëve të cilët sulmohen dhe përdhosen virtualisht për shkak të detyrës, mendimeve dhe opinioneve të tyre të lira” vijon më tej reagimi i UGSH-së.

Reagimi i plotë i UGSH-së:

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Sulmi dhe akti agresiv ndaj gazetarit Osman Stafa një cënim i lirisë së gazetarit në krye të detyrës.

Tiranë 21.06.2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj provokimit të dy personave datën 21.06.2026, rreth orës 18.00, ndaj gazetarit Osman Stafa, i cili rastin në fjalë e ka kallëzuar pranë organeve të policisë së shtetit.

Personat agresivë e kanë sulmuar gazetarin me ofendime, me fyerje dhe deri në cënim të integritetit fizik të tij, për shkak të detyrës.

UGSH kërkon nga këto autoritete hetimin e shpejtë të rastit dhe zbardhjen e qëllimit të autorëve si dhe ndëshkimin ligjor.

Organizata jonë gjatë këtyre ditëve ka ndjekur me shqetësim raste të shpeshtuara të agresionit verbal të shumë personave ndaj mediave dhe gazetarëve të cilët ndajnë raportimet e tyre të lira dhe opinionet e ndryshme.

Nga vëzhgimi përgjatë kësaj jave i UGSH, në rrjetet sociale dhe blogjet e mediave tradicionale, në versionet e tyre online, vërehet shtimi i agresionit verbal, sulmeve, fyerjeve, intimidimit, akuzave shpifëse dhe shantazheve flagrante ndaj gazetarëve.

Sulme të tilla janë me dhjetra e qindra në tekstet e publikuara në faqet zyrtare online të mediave televizive ku gazetarë, opinionistë apo përfaqësues të editorit shqiptar shprehin këndvështrime të ndryshme për zhvillimet politike dhe realitetin e protestave antiqeveritare në vend.

Ky agresion nga fanatikë partiakë apo prijësish politikë, nga të doktrinuar apo edhe militantë të ndryshëm, nga radikalë, anonimë dhe komentonjës me pseudonime ndaj gazetarëve dhe mediave, është i patolerueshëm.

UGSH së pari u drejtohet me mirëkuptim dhe përgjegjësi redaksive të mediave online të pastrojnë të gjitha blogjet nga kësi aktesh përdhosëse ndaj kolegëve dhe mediave. Një apel të tillë e drejtojmë edhe ndaj subjekteve apo enteve përgjegjëse për ndërhyrje ndaj këtij niveli alarmant të ndotjes etike dhe përdhosjes së emrave dhe figurës së gazetarëve të cilët sulmohen dhe përdhosen virtualisht për shkak të detyrës, mendimeve dhe opinioneve të tyre të lira.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese