Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vranë 45-vjeçarin pas një sherri për një vajzë, arrestohen dy kushërinjtë Ferra! Si ndodhi krimi (DETAJE-EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Vranë 45-vjeçarin pas një sherri për një vajzë,
Ilustrim: Policia e Durrësit dhe viktima Denis Çumani

Policia e Durrësit ka arrestuar dy kushërinjtë, Dorian dhe Indrit Ferra, të cilët dyshohen se kanë vrarë me armë zjarri 45-vjeçarin Denis Çumani pas një konflikti mes tyre.

Sipas hetimeve, më 27 janar të këtij viti, pas një konflikti për një vajzë, dy kushërinjtë Ferra qëlluan me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit pranë banesës së tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Denis Çumani ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital, ndërsa dy kushërinjtë Ferra u shpallën në kërkim nga policia. Ata janë arrestuar ditën e sotme pas një operacioni policor.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së një 45-vjeçari, në muajin janar 2026, në Shijak.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:

-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.  

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vrasja e Denis Çumani

45-vjeçari u plagos para ambienteve të shtëpisë së tij nga kushërinjtë, Dorian dhe Indrit Ferra, të cilët pasi e dhunuan fizikisht e kanë qëlluar me armë, ku për rrjedhojë mori plagë të mëdha në trup.

Mësohet se shkak i këtij konflikti mes kushërinjve i cili rezultoi fatal për Çumanin, u bë një vajzë.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se viktima Çumani ka shkëmbyer mesazhe me të njëjtën vajzë që Dorian ferra prej kohësh kishte qenë në lidhje.

Pak ditë para ngjarjes së rëndë, vajza ishte takuar me Dorianin, i cili kishte lexuar mesazhet që Denisi po dërgonte teksa Ferra ishte në takim me të dashurën.

Pasi ka mbyllur takimin me të dashurën e tij, Doriani mori vendimin që së bashku me Indritin t'i shkonte në shtëpi Denis Çumanit, për t'u sqaruar.

Por përballja mes tyre u mbyll në mënyrë tragjike, ku dy kushërinjtë qëllojnë Çumanin dhe shkak i gjithë konfliktit mbetet një femër.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese