Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Konispol, kush është 40 vjeçari që shtyu nga shkallët babanë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e dyfishtë në Konispol, kush është 40 vjeçari
Klement Islami

Në orët e para të mëngjesit, një tragjedi e rëndë përfshiu famijen Islami në fshatin Shalës, Konispol. Djali i familjes u bë dëshmitar i vrasjes me sëpatë të nënës së tij nga i ati.

Mesa duket kjo gjë u bë shkas i një sherri që përfundoi me hedhjen nga shkallët të 69 vjeçarit Hysen Islami. Tanimë 40-vjeçari, Klement Islami është arrestuar nga policia dhe pritet që në vijim të sqarohet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I,” njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese