Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja në Egli Progës, Lapaj: Sot foli kreu i Gangove të Pogradecit, të hënën në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja në Egli Progës, Lapaj: Sot foli kreu i Gangove të
Adriatik Lapaj

Aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar fuqishëm në lidhje me organizimin e protestës që pritet të mbahet të hënën, më 19 gusht, në ora 19:30.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Lapaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ndihen të indinjuar nga padrejtësitë dhe keqtrajtimet e fundit, të bashkohen në këtë marshim proteste. Lapaj ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si është trajtuar vrasja në Pogradec, duke theksuar rëndësinë e një hetimi të thelluar dhe të paanshëm.

Ai ka kritikuar ashpër çdo përpjekje për të minimizuar apo politizuar ngjarjen, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend sa më shpejt dhe me transparencë të plotë. 

"Të gjithë ata që mendojnë se duhet reaguar, i ftoj të jemi në këtë reagim qytetar ditën e hënë, dt. 19 gusht, ora 19.30, duke marshuar nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë!

Rehatin nisëm t'ua prishim që sot. Foli kreu i Gangove, pastaj nxorri Drejtorin e Policisë, pastaj nxorri kreun e Urgjencës Kombëtare. Deri të hënën do reflektojë dhe prokurorja e çështjes e cila vdekjen e një njeriu nga dhuna, nxitoi ta klasifikonte si pakujdesi," shkruan Lapaj. 

Reagimi i Adriatik Lapaj për protestën:

TË HËNËN, DT. 19 GUSHT ORA 19.30
Të gjithë ata që mendojnë se protesta nuk duhej planifikuar për të hënën, por të premten, i ftoj ta organizojnë të premten, sepse sheshi bosh është, por do u duhet të bindin dhe sqarojnë ata që mendojnë se do të duhej bërë të dielën!

Ne e lamë të hënën, sepse nuk duhet një marshim sa për të larë gojën, por një marshim që qytetarët të kenë kohë të marrin lajmin e të jenë pjesëmarrës. Kur të tjerë kanë organizuar diçka po kemi mundur, kemi shkuar, por kurrë nuk kemi thënë jo po ashtu, jo po kështu.

Të gjithë ata që mendojnë se duhej në orën 10 paradite, i ftoj ta bëjnë në 10, por do u duhet të bindin ata që mendojnë se duhet në 4 pasdite!

Të gjithë ata legjendarë që mendojnë se neve na vendos pushteti, u kujtoj se pushteti i mund ata mëngjes, drekë dhe darkë prej vitit 2013 e deri më sot. Madje pasi i mund edhe i tall.

Të gjithë ata që mendojnë se nuk duhet ta thërrisnim NE, i ftoj ta thërrasin vetë! Unë kushdo ka thirrur protestë, nga ilaçet e deri te profesionet e lira, kam shkuar si qytetar. Kur marr vendime për të dalë vetë, nuk pyes askënd nga profesorët e divanit.

Të gjithë ata që mendojnë se duhet reaguar, i ftoj të jemi në këtë reagim qytetar ditën e hënë, dt. 19 gusht, ora 19.30, duke marshuar nga Sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë!

Rehatin nisëm t'ua prishim që sot. Foli kreu i Gangove, pastaj nxorri Drejtorin e Policisë, pastaj nxorri kreun e Urgjencës Kombëtare. Deri të hënën do reflektojë dhe prokurorja e çështjes e cila vdekjen e një njeriu nga dhuna, nxitoi ta klasifikonte si pakujdesi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese