Personi që shikoni në foto është Altin Kukaj, banor i fshatit Kurjan në Roskovec, i cili këtë të martë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy fqinjëve të tij, Gramos e Lavdimir Kurtaj. Nga breshëria e kallashnikovit, xhaxha e nip kanë humbur jetën.
Paraprakisht, bëhet me dije se shkak për këtë krim të dyfishtë është bërë një sherr banal që djali i autorit ka pasur me dy viktimat.
Në gjaknxehtësi e sipër, Altin Kukaj ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëfshatarëve të tij në fshatin Kurjan, duke i lënë të vdekur në vend. Gramos e Lavdimir Kurtaj janë dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marrë nuk kanë mundur të jetojnë.
Shërbimet e Policisë së Fierit kanë shkuar me urgjencë në fshat, sapo salla operative është njoftuar për të shtëna me armë, por autori nuk është larguar dhe është vetëdorëzuar, bashkë me armën automatike me të cilën kreu krimin.
"Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Altin Kukaj, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Altin Kukaj.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.


