Hapësire reklamuese

Bota

Aksident tragjik në Ugandë, përmbyset autobusi i shkollës, humbin jetën 20 fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Ugandë, përmbyset autobusi i shkollës,
Foto nga aksidenti

Një aksident tragjik ka ndodhur në lindje të Ugandës, ku një autobus që transportonte nxënës të një shkolle është përmbysur, duke u marrë jetën 20 fëmijëve.

Dhjetëra persona të tjerë, mes tyre edhe anëtarë të stafit të shkollës, mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në distriktin Kapchorwa.

Sipas hetimeve paraprake, autobusi pësoi një defekt mekanik, duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin e mjetit në kodrën Chekwatit, një segment rrugor i njohur për aksidente të rënda.

"Shoferi thuhet se humbi kontrollin e automjetit, i cili doli nga rruga, goditi një gur të madh përgjatë rrugës dhe u përmbys", tha policia.

Autobusi transportonte nxënës të shkollës King David Junior School në Ndejje dhe aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 sipas orës lokale (17:00 GMT), në fshatin Chekëatit, në zonën Kaabong.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë autobusin të dëmtuar rëndë, ndërsa banorët e zonës nxituan për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve të plagosur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese