Rezistenca Islamike në Irak njoftoi mbrëmjen e djeshme se ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për vrasjen e presidentit Donald Trump, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.
Përmes një deklarate, grupi u shpreh se shpërblimi u vendos pas asaj që e cilësoi si "mburrje" të Trump për rolin e tij në vrasjen e komandantit iranian Qassem Soleimani dhe ish-zëvendësshefit të Forcave të Mobilizimit Popullor Irakian (PMF), Abu Mahdi al-Muhandis.
"Paratë ishin mbledhur përmes donacioneve nga anëtarët dhe mbështetësit e tij,” njoftuan ata
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irakian, Ali Al-Zaidi, Trump iu referua rolit të tij në vrasjen e Soleimani-t dhe al-Muhandis-it. Al-Zaidi u përgjigj se ngjarja kishte ndodhur para se ai të hynte në politikë.
Ndërkohë, familja e Abu Mahdi al-Muhandis deklaroi të mërkurën se komentet e Trump, në të cilat ai përmendi Soleimanin dhe al-Muhandisin, "tregojnë qartë frikën e tij". Ajo kritikoi gjithashtu reagimin e kryeministrit irakian gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.
"Kushdo që distancohet nga e kaluara e ndershme e vendit të tij, e shkëpus lidhjen e tij me rrënjët e kombit të tij, dhe e kaluara e kujtdo që është e shënuar nga gënjeshtra nuk është i denjë të udhëheqë të ardhmen".
