Hapësire reklamuese

Bota

Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Donald Trump zgjat edhe për një vit sanksionet: Jeni shqetësim për sigurinë tonë (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
Ballkani Perëndimor nuk bën dot “paqe” me SHBA, Donald
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit masat dhe sanksionet që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Vendimi i publikuar në dokumentet zyrtare të qeverisë amerikane, konfirmon se gjendja e emergjencës kombëtare e shpallur për Ballkanin Perëndimor do të mbetet në fuqi edhe pas 26 qershorit 2026. Sipas administratës amerikane, vazhdojnë të ekzistojnë kërcënime ndaj paqes, sigurisë, stabilitetit dhe proceseve demokratike në rajon si dhe raste të korrupsionit dhe përpjekjeve për shmangien e sanksioneve.

Në njoftim theksohet se aktivitetet që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të konsiderohen shqetësim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i presidentit amerikan nuk përfshin vendosjen e sanksioneve të reja, por zgjat për një vit kuadrin ekzistues që u mundëson autoriteteve amerikane të ndërmarrin masa ndaj individëve dhe subjekteve të përfshira në veprime që minojnë stabilitetin, institucionet demokratike ose marrëveshjet e paqes në rajon.

Ballkani Perëndimor ka qenë prej vitesh pjesë e politikës së sanksioneve amerikane, me masa që synojnë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe aktiviteteve që rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese