Hapësire reklamuese

Bota

PAMJE shqetësuese! Oficeri i policisë në Kanada u vra në krye të detyrës, momenti kur autori hap zjarr ndaj tij

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE shqetësuese! Oficeri i policisë në Kanada u vra në
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet nga momenti i rëndë kur humbi jetën një oficer policie, gjatë një operacioni në Montreal të Kanadasë ditën e djeshe, prej ku u vra edhe autori  dyshuar pas të shtënave të forcave të rendit.

Bazuar në raportimet e mediave të huaja, ngjarja u regjistrua gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u përshkallëzua në shkëmbim zjarri.  Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal.

Dëshmitarët treguan momentet e tmerrit. “Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme”, tha dëshmitari për mediat lokale.

Pas incidentit, autoritetet lëshuan një alarm emergjence për banorët e zonës, duke paralajmëruar se i dyshuari ishte i armatosur dhe i rrezikshëm. Qytetarëve iu kërkua të shmangnin zonën derisa operacioni të përfundonte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese