Përmes një deklarate e cila dukshëm “godet” Trump, kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, e cilësoi marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA për fundin e luftës në Lindjen e Mesme si një “shpallje të kapitullimit të Amerikës”.
Teksa po fliste në një konferencë në Azerbajxhan ai u shpreh se mirëkuptimi i arritur në Islamabad nuk ishte rezultat i presioneve apo detyrimeve, por rrjedhojë e qëndresës dhe forcës së popullit iranian.
“Suksesi i këtij procesi nuk erdhi nga presioni apo imponimi. Ai erdhi nga rezistenca dhe autoriteti i kombit të guximshëm iranian”, u shpreh Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociator i Iranit.
Teksa më tej shtoi se momarandumi i mirëpuptimit i arritur përfaqëson në thelb pranimin e dështimit nga ana e SHBA, duke thënë se siguria e Lindjes së Mesme duhet të garantohet nga vetë vendet e rajonit, pa ndërhyrje nga jashtë.
